Ballina Bota Trump paralajmëron Putinin: Po luan me zjarrin! Po të mos isha unë,...

Trump paralajmëron Putinin: Po luan me zjarrin! Po të mos isha unë, gjëra shumë të këqija do kishin ndodhur në Rusi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka rritur tonet ndaj Rusisë për të dytën ditë radhazi, duke lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump u shpreh se “Putini po luan me zjarrin”, duke treguar se durimi i tij ndaj sjelljes së Kremlinit është drejt fundit.

Kjo deklaratë e fortë vjen në një moment kur Rusia ka ndërmarrë disa nga sulmet më të rënda me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës, që prej fillimit të luftës në vitin 2022.

“Ajo që Vladimir Putini nuk e kupton është se, po të mos isha unë, gjëra shumë të këqija do të kishin ndodhur tashmë në Rusi. Dhe kur them shumë të këqija, e kam seriozisht. Ai po luan me zjarrin!”, shkruan Trump në reagimin e tij.

LEXO:
VIDEO bonus:
@tetovanews
@tn.lajmelokale