Donald Trump, i cili ‘braktisi’ takimin e G7 dhe u nis me avionin presidencial, mohoi që ka lënë samitin për të negociuar armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit.
Në një postim në rrjetin e tij Truth Social, Trump tha se Presidenti francez Emmanuel Macron gaboi kur tha se ai po kthehej në Uashington për bisedime për armëpushim.
“Ai nuk e di pse unë jam nisur për në Uashington,” shkroi Trump. “Por nuk ka lidhje me armëpushimin. Është një çështje shumë më e madhe.”
Trump nuk dha më shumë detaje, por përfundoi postimin me fjalët: “Qëndroni të lidhur!”
Nga ana tjetër, Macron tha në samitin e G7 në Kanada se largimi i Trump ishte një shenjë pozitive, pasi synimi ishte të arrihej armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit.
“Ka një ofertë për takim dhe bisedime, për të arritur armëpushimin dhe për të nisur më pas diskutime të tjera,” tha Macron.
Së fundi, media Axios raportoi se Shtëpia e Bardhë po planifikonte një takim midis zyrtarëve amerikanë dhe iranianë gjatë kësaj jave, për të diskutuar marrëveshjen bërthamore.
@tetovanews
@tn.lajmelokale