Ballina Top Lajm Studentja indiane me fat: U bllokova në trafik, nuk e kapa dot...

Studentja indiane me fat: U bllokova në trafik, nuk e kapa dot avionin që u rrëzua

Ajo i mbijetoi rrëzimit të avionit në Indi falë trafikut në qytetin e Ahmedabad. Kjo është historia e Bhoomi Chauhan, një studente e ekonomisë që jeton në Bristol me bashkëshortin e saj, por që ishte me pushime në Indi. Gruas, e cila duhej të merrte avionin e rrëzuar “Air India AI171”, iu mohua hyrja në bord sepse mbërriti vonë në aeroport.

BBC raporton se Chauhan ishte nisur nga Ankleshëar, 201 km në jug të Ahmedabadit. “Kisha mbërritur në qytet në kohë, por, për shkak të trafikut, mbërrita vonë në aeroport, kështu që nuk më lejuan të hyja”, tha studentja indiane duke u shprehur se “ishte shumë e zemëruar nga kjo”.

Gruaja tha se mbërriti në aeroport në orën 12:20 sipas kohës lokale, 10 minuta pas orarit të planifikuar të hipjes në bord. Pasi doli nga aeroporti, ajo u ndal në një kafene për çaj dhe teksa po pyeste për një rimbursim të mundshëm për biletën e saj, ajo mori një telefonatë që e informonte se avioni ishte rrëzuar.

“Është vërtet një mrekulli për mua”, – i tha ajo BBC-së. “Ende po dridhem pasi dëgjova se çfarë ndodhi”, – i tha studentja një gazetari disa orë pas aksidentit. “Një dorë hyjnore më shpëtoi” – e mbylli ajo. ©LAPSI.al

LEXO:
VIDEO bonus:
@tetovanews
@tn.lajmelokale