Ballina Aktualitet “Ne po vdesim këtu” – udhëtarët shqiptarë mbesin të bllokuar në aeroportin...

“Ne po vdesim këtu” – udhëtarët shqiptarë mbesin të bllokuar në aeroportin e Beogradit, nuk iu ofrohet ndihmë (VIDEO)

Pasagjerët e linjës Beograd – Tiranë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin “Nikola Tesla” në kryeqytetin e Serbisë, pasditen e së martës.

Gazetari shqiptar, Blendi Fevziu ka publikuar pamjet tmerruese që i ka pranuar nga njëri prej udhëtarëve shqiptarë që duhej të ishte pjesë e këtij fluturimi.

Sipas të dhënave të fundit, udhëtarët kanë mbetur të bllokuar në autobusin që bartë pasagjerët në pistë deri të aeroplani.

Për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së kondicionerit në autobus, udhëtarët shqiptarë janë gjetur në vështirësi.

Në video dëgjohen qytetarët duke kërkuar ndihmë nga policia serbe, teksa vërehet se të njëjtit kanë thyer xhamin e autobusit për të marrë ajër.

“Kjo nuk është normale, ne po vdesim këtu. Këtu ka edhe një fëmijë 2-vjeç. Hapeni derën”, dëgjohet duke thënë me zë të lartë njëri nga pasagjerët, derisa policët nuk reagojnë.

Linja e fluturimit Beograd-Tiranë dhe anasjelltas është linjë e rregullt. Vetëm dje dy fluturime janë paraparë që të realizohen deri në aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, por njëri prej tyre është anuluar.

@blendifevziubf Per me shume po postoj thjeshte mesazhin e gruas qe dallohet ne video duke u perballur me policet: Kemi pritur me shume se 20 min me dyer te mbyllura ne nje bus plot me njerez. Fillova nga paniku se skishim ajer te hapja dritaret e siperme te busit, megjithate per shkak te temperaturave dhe njerezve te shumte ne bus ishte e pamundur te merrje mjaftueshem ajer. Njerezit filluan te revoltoheshin dhe te qellonin xhamat me grushta njeherazi duke shpresuar se dikush do na degjonte. Po mbyteshim… femijet qanin. Pamja me e shemtuar dhe c‘njerezore qe kam pare ishte kur policia serbe dhe shoferi i autobuzit afrohen perballe me autobuzin dhe shihnin sesi ne kerkonim ndihme te hapnin dyert e nuk benin asgje. Ne nje moment vajza ime 13 vjece merr ate pajisjen qe eshte per emergjence per thyerjen e xhamave dhe thyen xhamin e deres. Ne ato momente filluam te merrnim ajer. #blendifevziu #airserbia #beograd #beogradairport ♬ original sound – blendifevziu