Automjeti doli nga rruga dhe u përmbys
Automjeti i tipit “Kia” doli nga autostrada Novi Sad-Suboticë, pranë vendbanimit Vishnjevac, rreth orës 5:15 të mëngjesit, ku pasagjeri N. A. (39 vjeç) humbi jetën, ndërsa shoferi A. A. (60 vjeç) u lëndua rëndë dhe u dërgua në spitalin e Suboticës.
Një shtetas maqedonas humbi jetën herët në mëngjes në Serbi, në autostradën Novi Sad-Suboticë, drejt pikës kufitare me Hungarinë, Horgosh, ndërsa një person tjetër u lëndua rëndë.
Automjeti “Kia” doli nga rruga rreth orës 5:15 të mëngjesit pranë vendbanimit Vishnjevac, mes kryqëzimit Zhedniçka dhe pikës së pagesës në Suboticë, dhe më pas u përmbys.
Pasagjeri N. A. (39 vjeç) humbi jetën, ndërsa shoferi A. A. (60 vjeç) u lëndua rëndë dhe u dërgua në spitalin e Suboticës.
Policia rrugore dhe prokurori i Prokurorisë Publike Themelore në Suboticë kryen një inspektim në vendngjarje.
Policia në Suboticë njoftoi se kundër shoferit do të ngrihet kallëzim penal për vepër të rëndë penale kundër sigurisë së transportit publik.
@tetovanews
@tn.lajmelokale