Shoferi i kamionit që vrau gruan me çekiç dhe më pas përdori telefonin e saj për muaj të tërë duke u shtirur sikur ishte gjallë, është dënuar me burgim të përjetshëm
Igor Solaj (43 vjeç) është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij, Francesca Deidda (42 vjeç), në Sardenjë, Itali.
Pasi për më shumë se gjashtë muaj pretendonte se ishte i pafajshëm, Igor Solaj, një shofer kamioni, pranoi përgjegjësinë e tij. Francesca Deidda u zhduk nga qyteti i vogël San Sperate, rreth 200 kilometra larg Cagliari-t, më 10 mars të vitit të kaluar, dhe eshtrat e saj u gjetën më 18 korrik në një çantë në një rrugë rurale.
Burri i saj për javë të tëra u shtir se ishte ajo, duke iu përgjigjur mesazheve të shqetësuara nga miqtë dhe të afërmit, madje duke dërguar një email te punëdhënësi i saj për të njoftuar dorëheqjen në emër të saj.
Këto ishin një sërë strategjish që Solaj i zbatonte në përpjekje për të fshehur krimin, por hetuesit nuk ishin të bindur nga ky version.
Kërkimet për të zgjatën me javë, dhe më pas u bë një zbulim i tmerrshëm – eshtra njerëzore u gjetën në një çantë poshtë një peme – u konfirmua se ishin të Francescës.
Burri i akuzuar për vrasje të rëndë dhe fshehje të kufomës vazhdoi të pretendonte se ishte i pafajshëm. Karabinierët nga departamenti shkencor kontrolluan shtëpinë që gruaja ndante me partnerin e saj dhe gjetën gjurmë gjaku të Deiddës në divan.
Francesca Deidda u vra nga një goditje e fortë në anën e djathtë të ballit, e shkaktuar me një objekt të mprehtë.Përveç plagës vdekjeprurëse në anën e djathtë të ballit, në trupin e saj nuk u gjetën gjurmë të tjera.Sipas një rindërtimi të mundshëm, gruaja mund të jetë vrarë nga një goditje e vetme në ballë, e shkaktuar me një objekt të mprehtë ndërsa flinte, ndoshta në divanin e shtëpisë.
@tetovanews
@tn.lajmelokale