Aktorja e njohur Rudina Dembacaj, ishte pasditen e sotme e ftuar në Pop Culture, ku tregoi për programin e saj “Mos i fol shoferit”, si dhe për bashkëpunimëet dhe raportet që ka me kolegët e saj në media dhe jashtë saj.
Aktorja e njohur e humorit, mes personazheve që ka të ftuar zakonisht në “Mos i fol shoferit”, në përgjithësi ka marrëdhënie korrekte, madje me një pjesë të mirë prej tyre ka edhe miqësi. E pyetur nëse urren ndonjë apo nëse ka një personazh neveri, Rudina tha se nuk urren, por ndjen neveri ndaj njerëzve që nuk janë mirënjohës: “Jam njëri që fal shumë, por nuk duroj padrejtësinë. Urrej ata që më ngjallin neveri. Më ka ndodhur që të ndihmoj njerëz, të cilët nuk kanë ditur ta vlerësojnë. Këta njerëz urrej”.
Ndërkohë, Rudina zbuloi edhe personazhin të cilin nuk do ta ftonte kurrë në emision: “Me shumicën e kolegëve unë kam shumë miqësi. Por është dikush të cilin nuk do ta ftoja asnjëherë në emision. Bëhet fjalë për Agron Llakajn. Për shkak të gjithçkaje që ka ndodhur mes nesh në kohën kur kishim bashkëpunime së bashku, nuk do e ftoja kurrë”.
E pyetur nesë do të pranonte të pozonte nudo për 100 mijë euro Rudina u përgjigj se do të pranonte pasi të rregullonte pak linjat e saj fizike.