Në epokën e rrjeteve sociale dhe internetit siguria kibernetike duhet të jetë shqetësimi i parë për këdo që dëshiron që të mos i shkelet privatësia.
Sot, pjesa më e madhe e jona kalojnë kohën në internet duke përdorur telefonat inteligjentë dhe larmishërinë e shërbimeve që ata ofrojnë.
Por si të mbrosh telefonin tënd nga hakerat?
Mos përdor llogaritë e hapura në rrjetet sociale për t’u futur në një faqe të tretë. Si shembull, mos përdorni emrin e përdorimit dhe fjalëkalimin e Facebook për t’u futu në CandyCrush, apo lojëra të tjera që ofron përmes këtij rrjeti social.
Identifikoni dhe më pas anuloni të gjitha të drejtat që u keni dhënë aplikacioneve apo platformave sociale në telefonin tuaj.
Çaktivizoni apikacionet që ju gjurmojnë e vendndodhjen tuaj (Location trackers). Askujt s’ka ç’i duhet vendndodhja juaj.
Çaktivizoni opsionin që lidh telefonin tuaj në mënyrë automatike me një wireless publik. Por të qenë të qetë kudo që lundroni me pajisjen tuaj, sidomos nëse në tek ruani të dhëna për llogarinë tuaj bankare, ju nevojitet një lidhje me një internet të sigurtë./kk/