Politikanja amerikane Nancy Pelosi besohet që ka vendosur rekord për fjalimin më të gjatë të mbajtur ndonjëherë në Dhomën e Përfaqësuesve, duke treguar historitë e imigrantëve për tetë orë rresht.
Pelosi ka avokuar në emër të imigrantëve të pa dokumentuar të cilën shkuan në SHBA si fëmijë, të njohur si “Ëndërrimtarët” (Dreamers).
Ajo kërkon mbrojtjen e tyre si pjesë e një marrëveshje për buxhet të arritur gjatë javës.
Pelosi filloi fjalimin e saj në 10:04, kohë lokale, dhe nuk përfundoi deri në mbrëmje.
Ëndërrimtarët më parë ishin të mbrojtur nga skema “Deferred Action for Childhood Arrivals”, gjë që përfundoi nga presidenti Trump vitin që shkoi.
“Çdo ditë, Ëndërrimtarë patriot dhe të guximshëm humbasin statusin e tyre, çdo ditë Ëndrra Amerikane largohet pak e nga pak”.
“Si pjesëtarë të Kongresit, kemi përgjegjësi morale të veprojmë, t’i mbrojmë Ëndërrimtarët të cilët janë krenaria e kombit tonë dhe janë amerikanë në çdo aspekt përveç në letër” ju tha Pelosi ligjvënësve.
Ajo pastaj rrëfeu qindra histori personale të imigrantëve që përballen me deportimin dhe si udhëheqësve e minoriteteve kishte të drejtë të fliste sa të donte./kk/