Kanë kaluar 19 vjet prej asaj nate. E sot kur kujtimet e natës së errët e makabre po ja trazojnë jetën, mes lotësh tregon për tërë periudhën.
“Ishin netë trishtimi e përplot vuajtje”… janë këto fjalët e para të mbijetuarës së dhunës seksuale. Ajo lutet që ajo që i ka ndodhur asaj të mos i ndodh askujt në botë.
Ende e trazuar kujton zërat e grave dhe fëmijëve. Por, jo edhe zërat e burrave. Madje ata nuk u dëgjuan fare atë natë.
Ajo nuk u gëzua kurrë më në jetë. Me vjet u ndje edhe e stigmatizuar.
Në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka filluar edhe procesi i aplikimit për njohjen dhe verifikimin e këtyre viktimave.
E mbijetuara e kësaj dhune, madje këto ditë ka aplikuar për marrjen e pensionit që ju takon kësaj kategorie.
Bënë thirrje që të gjitha viktimat të veprojnë njëjtë.
Përkundër tmerrit të përjetuar, sot ajo thotë se ndihet shumë më mirë.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë: