Një kopje e lashtë e Kur’anit e gjetur në Universitetin e Birmingemit mendohet të ketë qenë e Abu Bakr, një prej myslimanëve të parë në botë.
Kur u realizua datimi me radiokarbon u gjendën fragmente që mund të jenë të paktën 1370 vjeçare, që rrit mundësinë se mund të jetë kopja më e lashtë e librit të shenjtë të Islamit, që ekziston.
Jalam Bin Huvareib, drejtor i Fondacionit për Studime Islamike “Rashid Al Maktoum” në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka sugjeruar se një dokument i tillë i hershëm, mund të jetë porositur vetëm nga një grup i ngushtë njerëzish – me më shumë gjasa, mendohet të ketë qenë vetë Abu Bakr.
Abu Bakr mendohet gjerësisht të ketë qenë personi i parë që u konvertua në Islam, duke qenë jashtë familjes së Profetit Muhamed.
Mosha e Kur’anit të Birmingemit nënkupton që ai mund të jetë krijuar në vitet e hershme të Islamit, atëherë kur popullsia myslimane globale ishte vetëm disa qindra.
“Unë besoj se ky është Kur’ani i Abu Bakr”, tha Huvareib kur u gjet dorëshkrimi, duke shtuar: “Eshtë zbulimi më i rëndësishëm që është bërë ndonjëherë, për botën myslimane”.
s.a/dita