Ballina Top Lajm Pamje të rralla: Prekazi, disa orë pas rënies së Jasharajve (Video)

Pamje të rralla: Prekazi, disa orë pas rënies së Jasharajve (Video)

Forcat serbe me gjithë artilerinë që kishin për tri ditë me radhë kishin sulmuar familjen Jashari më 5,6 dhe 7 mars.

Pas tri ditë sulmeve në Prekaz, autoritetet serbe kishin lejuar që në vendin e ngjarjes të shkojë një autobus me gazetarë dhe aktivistë të drejtave të njeriut, transmeton Magazina.al

Nga ajo që shihet në pamjet e atëhershme, është shkatërrimi dhe barbaria serbe mbi popullatën shqiptare në Prekaz.

Në pamjet e xhiruara pas rënies së Jasharajve, shihet se Prekazi ka qenë i stërmbushur me paramilitarë serbë, të cilit e kishin shkatërruar fshatin.