Ballina Shëndeti Ja si ti eleminoni rrudhat për 1 javë

Ja si ti eleminoni rrudhat për 1 javë

Ka shumë produkte në treg që premtojnë të eliminojnë të gjitha rrudhat brenda një dite, por rezultatet kurrë nuk janë ato që pretendohen. Rrudhat janë një problem estetik që askush nuk dëshiron ti ketë, sepse ato janë shenjë e plakjes dhe mund të ndikojnë në vetëvlerësimin tonë.

Maska e mëposhtme do t’ju ndihmojë të eliminoni rrudhat shumë lehtë dhe është 100% natyrale!

Përbërësit:

4 lugë vazelinë

2 lugë mjaltë të pastër

2 të verdha veze

2 lugë të vajit të kokosit ose vaj ulliri ekstra të virgjër

Përgatitja:

Vendosni vazelin në një tenxhere me ujë të nxehtë dhe lëreni që të shkrihet. Më pas shtojini të verdhat e vezëve (pasi ti keni rrahur mirë). Shtoni mjaltin dhe vajin. Nëse vendosni të përdorni vaj kokosi, ngroheni që të bëhet në formë të lëngshme.

Trazoni të gjithë përbërësit mirë deri sa të merrni një përzierje homogjene. Aplikojeni këtë përzierje direkt në lëkurën tuaj duke përdorur një furçë ose me gishta. Lëreni lëkurën që të absorbojë lëndët ushqyese duke përdorur lëvizje të buta rrethore.

Lëreni për 40 minuta dhe më vonë lani zonën ku keni aplikuar maskën. Përsëriteni këtë proçes për një javë dhe do të vini re përmirësimet!/sn/