Të kesh gishta ose dhe një krah të tërë të mpirë është diçka që një në 10 persona në botë e kanë përjetuar si eksperiencë.
Ndjesia shpuese, por edhe e bezdisshme e mpirjes vjen si rezultat i një lodhje të zakonshme, ose shenjë e një problemi më serioz në shëndetin e një personi.
Më poshtë do ju rendisim disa shenja të cilat do t’ju tregojnë se çfarë trupi po përpiqet t’ju komunikojë me ndjesinë e mpirjes.
Lodhje:
Si manifestohet: Kur ngremë pesha të rënda dhe i mbajmë duart në pozicione të parehatshme rrisim presionin në nervat të cilat ndodhen në sipërfaqe të lëkurës. Kjo më pas shkakton ndjesinë e mpirjes në sipërfaqen e të gjithë gishtave.
Çfarë duhet të bëni: Përpiquni që të bëni një gjumë të mirë dhe jepini kohë trupit tuaj të pushojë, si dhe provoni të bëni një masazh.
Mungesë vitaminash:
Si manifestohet: Mungesa e vitaminave (të tilla si E, B1, B6 dhe B12) mund të shkaktojë shpesh ndjesinë e mpirjes te gishtat në dorën e majtë ose në këmbën e majtë.
Çfarë duhet të bëni: Përpiquni t’i siguroni trupit tuaj gjithë balancën e nevojshme të vitaminave.
Është e këshillueshme të konsultoheni me një specialist në mënyrë që të merrni dozën e duhur të vitaminave.
Kjo është diçka shumë e rëndësishme sepse nëse konsumoni më shumë vitamina se duhet atëherë mund të shihni pasoja negative në trupin tuaj.
Dëmtime në shpinë:
Si manifestohet: Problemet e shpinës zakonisht shfaqen me anë të mpirjes te gishtat e vegjël të dorës së majtë. Ky është rezultat i cili vjen pasi fijeve nervore u është shkaktuar shumë trysni.
Çfarë duhet të bëni: Shtriqeni sa më shumë shpinën, përpiquni të praktikoni joga, ushtrime gjimnastikore ose not.
Diabeti:
Si manifestohet: Një nga shenjat e para të diabetit është ndjesia e mpirjes që vjen nga këmbët deri te krahët.
Kjo ndodh për shkak të reduktimit të qarkullimit të gjakut në zona të caktuara dhe për shkak të dëmtimeve të fijeve nervore.
Çfarë duhet të bëni: Diabeti i Tipit 1 trajtohet me anë të insulinës.
Diabeti i Tipit 2 zakonisht shkaktohet nga një dietë jo e shëndetshme, prandaj një analizë gjaku dhe konsultim me një doktor është mëse e nevojshme./syri/