Eugent Bushpepa është fituesi i Festivalit të 65 të Këngës në Radio Televizion. Kënga “Mall” është një kompozim i vetë artistit, ndërsa edhe vargjet e tekstit i ka shkruar gjithashtu vet.
“Ështe nje konglomerat tingujsh, ndjenjash dhe fjalesh qe dikur ishin pjese e imja. Shpresoj t’ju pelqeje dhe t’ju ndihmoje te kaloni sadopak mallin qe keni per dike.”– ka shkruar artisti në profilin e tij në instagram pas fitores.
Kënga u cilësua si një nga më të mirat e viteve të fundit, madje dhe vetë këngëtari ka “rrëmbyer” komentet superlative të kritikëve të artit, por edhe të mbarë shqiptarëve duke e cilësuar Bushpepën një zë të rrallë i cili do të na bëjë krenar me performancën e tij.
Në sajtin zyrtar të Eurovision Song Contest në Youtube ka nisur prej një jave tanimë publikimi I klipeve dhe versioneve zyrtare të këngëve të shteteve pjesmarrëse në këtë kompeticion. Dhe pikërisht ditën e sotme rradhën e ka pasur pasur kënga “Mall” e Gent Bushpepepës.
Sipas rregullavë të këtij kompeticioni kënga nuk duhet të kalojë minutazhin e 3 minutave, dhe kënga Mall është 3:12 duke respektuar së pari një nga rregullat më strikt të produksionit televiziv.
Mirëpo veç të tjerash vihet re që Bushpepa ka zgjedhur ta këndojë këtë këngë në gjuhën Shqipe duke mos dashur t’ja zbehi forcën e fuqishme vargjeve të shkruara nga ai vetë, duke zgjedhur që mesazhi të tingëllojë sa më origjinal dhe pa “sforcime” të një anglishteje të përshtatur.
Së dyti rokeri ka bërë një tjetër zgjedhje kurajoze që është për tu vlerësuar maksimalisht.
Asnjë klip pompoz, asnjë përpunim drastik të klipit, grimit, tekstit, stilit, por ka vendosur të paraqitet me klipin në versionin original, i kënduar në studio dhe i prezantuar edhe në kanalin e festivalit të RTSH.
Edhe publikimi në faqen zyrtare të të ESC tregon se Genti e ka bërë zgjedhje e tij tashmë, thjesht, shqip dhe tejet origjinal.