Ballina Shëndeti Përse fëmija e nxjerr qumështin pas ushqyerjes me gji, si të dalloni...

Përse fëmija e nxjerr qumështin pas ushqyerjes me gji, si të dalloni të vjellat nga refluksi gastro-ezofageal?

Në periudhën e parë që fëmija vjen në jetë prindërit shqetësohen për gjënë më të vogël me idenë se nuk kujdesen mirë, veçanërisht nëse e kanë fëmijën e parë.

Një situatë që ngjall frikë dhe ankth është edhe kur fëmijët vjellin pasi kanë pirë gji ose gjatë kohës kur ata pijnë.Para se të mendojmë për zgjidhjet e mundshme, le të përpiqemi ta kuptojmë më mirë problemin.

Si fillim duhet të bëjmë dallimin mes refluksit nga vjellja: Me refluks do të kuptojmë kthimin mbrapsht në gojën e fëmijës të një pjese të ushqimit, pjesërisht të tretur, gjë e cila mund të ndodhë edhe pas 2-3 orësh nga pirja e qumështit.

Nëse ndodh kështu nuk duhet të shqetësoheni pasi kjo është diçka normale për një laktant. Refluksi ndodh në mënyrë të papritur, pra fëmija nuk jep ndonjë shenjë vuajtje ashtu si mund të ndodhë në rast se do të jetë duke vjellë.

Nëna në këtë rast duhet të kujdeset që të mos ndodhë asgjë gjatë nxjerrjes së ushqimit dhe ta mbajë fëmijën në pozicion vertikal.

E vjella jep shenja të tjera, të cilat shpesh mund të shoqërohen me diarre apo konstipacion.

Gjatë këtij shqetësimi fëmija mund të qajë duke qënë se nuk ndihet mirë dhe mund të ndiejë edhe djegie stomaku. Të vjellat gjithashtu do të ndikojnë negativisht në rritjen e fëmijës si pasojë e humbjes së lëngjeve dhe substancave ushqyese, ndërsa refluksi nuk ndikon aspak në rritjen e fëmijës.

Nëse prindërit ndihen të frikësuar nga kjo situatë është mirë të flasin me mjekun. Zakonisht këto janë situata që zhduken me kalimin e kohës, pa lënë pasoja.

Ka edhe shkaqe patologjike, ndër të cilat më të shpeshtat janë ato që rrjedhin nga infeksionet e zorrëve ose të urinës. Në këto raste një simptomë që është e lidhur me të vjellat është edhe prania e kapsllikut.

Gjithashtu mund të ndodhë që vjell gjatë ushqyerjes me gji. Nëse kjo gjë ndodh shpesh është mirë që të flisni me mjekun e familjes.

Kur nënat i shohin që fëmijët e tyre ndihen keq ato duan që problemi i tyre të zgjidhet menjëherë. Shpesh zgjedhin të dëgjojnë nga eksperiencat e nënave të tjera, por që disa zgjidhje mund të jenë të mira për një grup të caktuar fëmijësh dhe të rrezikshme për të tjerë./Burimi ”www.përnënat.al”