Pas dëbimit të diplomatit rus, ka reaguar edhe presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov. Nga kabineti i tij kanë thënë se Ivanov e vlerëson vendim të nxituar këtë veprim. Ai ka bërë thirrje për përmbajtje nga hapa të nxituara në politikën e jashtme, në mënyrë që të parandalohet dëmi i mundshëm në realizimi i qëllimeve strategjike të vendit.
Në komunikatë, më tej thuhet se Ivanov pret që të jetë i informuar zyrtarisht për faktet e theksuara në publike në lidhje me këtë rast. “Republika e Maqedonisë si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndjek politikën e BE-së dhe vendimeve të tyre të sjellura në rrugë të konsensusit dhe në nivel të BE-së.
Duke pasur parasysh se vendimet për dëbimin e diplomatit rus nuk paraqesin shprehje të qëndrimeve të harmonizuara të të gjitha vendeve kandidate të BE-së, por bëhet fjalë për vendime individuale të vendeve kandidate, presidenti i RM-së vlerëson se vendimi MPJ së Maqedonië është i nxituar”, thuhet në komunikatën e Presidencës. /SHENJA/