I ashtuquajturi Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç tha, për telvizionin serb ‘Pink’ se ishte ende i tronditur nga terrori që populli serb është i ekspozuar në Mitrovicë. Ditën e hënë ata donin të sillnin terror, kaos dhe të merrnin veriun e Kosovës , t’i dëbojnë serbët prej andej, thotë Gjuriq.
Më kujtohet momenti kur me kapën disa prej këtyre “terroristëve” të maskuar, me shtrinë në tokë dhe më tërhoqën zvarrë deri në një automjet të blinduar, në të cilën me futën brenda me forcë. Brenda automjetit, kam marrë disa goditje me kondakët e pushkëve dhe grushta, me goditën në kokë, në gjunjë, me ngritën kokën latë për të bërë edhe selfie me mua dhe për një moment gati sa nuk më shqyen gojën – tregoi Gjuriç. /am/