Kryeministri grek, Aleksis Cipras ka deklaruar se dëshiron që pala tjetër të kuptoj se çështja e emrit është me rëndësi ekzistenciale për to dhe të kenë forcë për të ndërmarrë vendime të vështira, që janë të domosdoshme.
Aleksis Cipras, Kryeminsitër i Greqisë
“Nuk do të thotë se do të hyjmë në negociata për të arritur çfarë do zgjidhje. Negociojmë për ndjenjë të përgjegjësisë dhe me qëllim të arrijmë zgjidhje që do të garantoj historinë tonë dhe trashëgiminë tonë kulturore, ndërsa në të njejtën kohë do të përjashtoj çfarë do lloj të irredentizmit nga pala tjetër. Athina dëshiron zgjidhje që në të ardhmen do t’u jep mundësi të dy popujve të vazhdojnë qetë në rrugën e bashkëpunimit dhe zhvillimit”.
Ai ka përsëritur se Greqia nuk është nën presion ndërsa në negociata për gjetjen e zgjidhjes merr pjesë sepse vlerëson se është e drejtë.
Aleksis Cipras, Kryeministër i Greqisë
“Duam zgjidhje që do të jetë e qëndrueshme dhe jo zgjidhje që rrezikon shumë shpejtë të shkatërrohet dhe për këtë, si parakusht e vendosim edhe ndryshimin e Kushtetutës së vendit fqinj”.
Ai ka shtuar se territori grek Maqedoni dhe qyteti Selanikut do të kenë vetëm dobi nga zgjidhja e kontestit të emrit./shenja/