Reagojnë nga VMRO-DPMNE-ja duke theksuar se LSDM-ja me rritjen e tatimit personal drejtpërdrejtë godet xhepin e qytetarëve.
Sipas partisë më të madhe opozitare rritja e tatimit personal nga 10 në 18% është edhe një politikë humbëse e pushtetit e cila do të kontribuojë për varfërimin shtesë të qytetarëve.
“Cunami ekonomik Zaev- Tevdovski- Angjushev nga fillimi i vitit e deri më tani çdo familje e ngarkoi me borxh të ri prej 1200 euro, pa realizuar asnjë investim”, theksoi Liljana Kuzmanovska në konferencën e sotme për shtyp të VMRO-DPMNE-së./am/