Pasi që Prokuroria Speciale Publike (PSP) e mori në duar të veta rastin “Monstra”, është e qartë se gjendet gjithnjë e më afër të vërtetës. Prokuroria e rregullt dhe gjykata deri tani ishin larg të vërtetës për këtë rast, shkruan revista Fokus.
Siç merr vesh jozyrtarisht Fokus, PSP do të paraqitet në gjykatë me aktpadinë e vjetër të shkruar nga Gordana Geshkoska, mirëpo më pas gjatë procedurës prokurorët e prokurorisë speciale do të bëjnë ca ndryshime, varësisht prej dëshmive të reja, transmeton Gazeta Lajm.
Të dënuarit e deritanishëm pritet të lirohen, kurse dikush tjetër do të ulet në bankën e të akuzuarve.