Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini, dhe eurokomisari për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, Johanes Han pritet të qëndrojnë në Shkup më 18 dhe 19 prill.
Kështu informoi kryeministri Zoran Zaev, në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij slloven, Miro Cerar, i cili po qëndron për vizitë dy ditore në Shkup.
Zaev thotë që Qeveria e Maqedonisë pret që në gjysmën e dytë të këtij muaji, të merr rekomandim të pastër nga komisioni evropian, që do të krijonte kushte për marrje të datës për fillim të bosedimeve për qasje të vendit në BE.
“Sot morrëm edhe një vërtetim se në Republikën e Sllovenisë kemi aleat të fuqishëm për aspiratat tona për anëtarësim në BE dhe NATO.
Na nevojitet mbështetje në prag të dialogut të ri të paralajmëruar e të përforcuar me BE-në, në korrniza të zbatimit të stratgjisë për zgjerim të BE-së dhe veçanërisht në kushte kur presidenca e BE-së bullgare dhe ajo paraprakja austriake, janë fokusuar në rajon.
Ne si Qeveri presim që do të marrim rekomandim të pastër nga Komisioni Evropian në gjysmën e dytë të këtij muaji, me çka në samitin e majit –BE vendet e Ballkanit në Sofje , dhe këshillit të qershorit të BE-së të krijohen kushte që Maqedonia të merr datë për fillim të bisedimeve për qasje kah BE-ja“, deklaroi Zaev.
Zaev është optimist se do të zgjidhet shpejt çështja së emrit, ndërkaq beson që rezoluta e Kombeve të bashkuara do të kalonte, madje edhe me pëlqimin e Kinës dhe Rusisë, pasi siç tha Zaev këto janë vende mike të Maqedonisë .
Kryeministri slloven, Miro Cerar tha se Sllovenia e mbështet Maqedoninë në tentimet për anëtarësim në BE dhe në NATO. Të dy kryeministrat folën mbi ngjajshmëritë e të dyja vendeve sa i takon tejkalimit të krizave me të cilat janë ballafaquar si dhe reformave në të dyja shtetet.
Ata paralajmëruan thellim të bashkëpunimit në të ardhmen në fushën politike, ekonomike dhe në fushat tjera./shenja/