Një çift kinez ka arritur të bashkohet me vajzën që humbi para 24 vitesh.
Wang Mingqing dhe gruaja e tij Liu Dengying kanë kërkuar për vajzën e tyre Qifeng, që kur u zhduk në moshën tre vjecare në vitin 1994.
Kërkimi i tij i palodhshëm bëri që ti futej punës si taksist në mënyrë që ajo të ishte udhëtarja e tij një ditë.
Në fillim të këtij viti, vajza pati një kontakt rastësor me të pas një postimi online rreth tij. Në një ribashkim emocionues, ai e përqafoi dhe i tha: “Babai të do ty.”
Kjo histori e mrekullueshme ka përfshirë gjithë Kinën, ku shumë po festojnë bashkimin.
Wang Mingqing dhe Liu Dengying ishin shitës frutash në një kioskë në jugperëndim të qytetit Chengdu. Në një ditë të zënë, Wang i mbaroi kusuri dhe shkoi tek një shitës tjetër për të marrë para.
“Kur u kthye pas disa minutash, vajza e tij ishte zhdukur”, raportuan mediat kineze.
Në vitin 2015, Z. Wang vendosi të punojë si taksist me kompaninë Didi Chuxing, me shpresën se një ditë do takonte vajzën.
Ai i jepte të dhëna për Qifeng-it çdo pasagjeri që merrte pasi nuk kishte një fotografi të saj.