Një anije-cisternë shkatërroi në mënyrë spektakolare një rezidencë luksoze në gjirin e Bosforit, në Turqi. Anija gjigante malteze “Vitaspirit” preku dhe bëri të pabanueshme vilën luksoze “Hekimbasi Salih Efendi”, në Stamboll.
Incidenti u filmua nga njerëz që ndodheshin rastësisht duke lundruar në Ngushticën e Bosforit, ku anija hyri nga Deti i Zi. Ndërsa lundronte në ngushticën që lidh Europën me Azinë, mjeti gjigant pati probleme me motorin dhe mekanizmat e drejtimit, bënë të ditur autoritetet në Stamboll.
Në pamundësi për të kontrolluar mjetin, ekuipazhi i anijes me gjatësi 225 metra, hodhi spirancën në det. Por pavarësisht kësaj, anija gjigante me një ngarkesë rreth 62 tonë, mori drejtimin e vilës së ndërtuar që në vitin 1861.
Aksidenti spektakolar ndodhi nën urën e Fath Sulltan Mehmetit, një nga 3 kalimet kryqëzohen me ngushticën e Bosforit. /Përgatiti: Gazmira Sokoli/