Mijëra pasagjerë në katër aeroporte gjermane, duke përfshirë edhe atë në Frankfurt, janë bllokuar të martën pasi stafi dhe punëtorët e disa sektorëve të tjerë kanë mbajtur protestë në këtë shtet duke rritur presionin për pagat, transmeton Reuters.
Lufthansa ka njoftuar të hënën për anulimin e 800 fluturimeve.
“Ne duam të nisim një sinjal të qartë te punëdhënësit me anë të këtyre grevave”, ka thënë udhëheqësi i sindikatës së punëtorëve, Frank Bsirske.
“Ne presim që të na bëhet një ofertë në mënyrë që të ulemi e të diskutojnë për të gjetur një zgjidhje të duhur”.
Ai ka thënë se situata mund të përshkallëzohet nëse punëtorët nuk do të jenë prezent në punë javën tjetër.
Verdi ka treguar kërkesën për rritje të pagave për 6 përqind për 2.3 milionë punëtorë të sektorit publik të nivelit federal dhe atij lokal.
Qeveria federale e Gjermanisë dhe komunat kanë kundërshtuar një gjë të tillë, duke thënë se një rritje e tillë do t’i detyronte ata të angazhonin kompani kontraktuese.
Ekonomia më e madhe në Evropë aktualisht duket të jetë në gjendje të mirë, me të ardhura rekord të taksave dhe suficit buxhetor.
Franca fqinje është përballur me protesta javën e kaluar, duke kundërshtuar reformat e presidentit francez, Emmanuel Macron./pe/