Në Kosovë është emëruar ministri i ri i Brendshëm. Ramush Haradinaj ka emëruar Bejtush Gashin në krye të ministrisë.
Emërimi i tij vjen pas pas lirimit nga detyra të ish-ministri Flamur Sefaj për shkak të deportimit të gjashtë “gylenistëve” nga Kosova.
Lajmi është bërë i ditur në rrjetin social Facebook, të kryeministrit Haradinaj.
Statusi i plotë:
“Nominova sot Bejtush Gashin, ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Bejtush Gashi ka qenë zëvendësministër në MFSK dhe është doktor shkence, si dhe ligjerues në fushën e sigurisë. Ai i sjell qeverisjës së vendit një cilësi të re dhe një përvojë të madhe në këtë fushë të rëndësisë së veçantë për vendin. Ministrit të ri i dëshirova suksese në detyrën e tij dhe i premtova mbështetjen time të plotë, në shërbim të zbatimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë”.
Bejtush Gashi ka qenë zëvendësministër në MFSK dhe është doktor shkence, si dhe ligjerues në fushën e sigurisë.