Serbia duhet ta definojë qëndrimin e saj karshi sulmeve në Siri dhe popullit sirian, ka thënë Vojsllav Sheshel. Ai ka thënë se Serbia duhet të qëndrojë krah presidentit sirian, Bash al Assad, shkruan B91, transmeton Periskopi.
“Qeveritarët sirianë dhe populli sirian pati dënuar agresionin ndaj Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999”, ka thënë lideri radikal serb, Sheshel.
Ai ka thënë se partia e tij ‘përshëndetë veprimet e presidentit sirian Bashar al Assad dhe firtoren e tij kundër Perëndimit, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Francës’.
“Forcat perëndimore kanë thënë se mund të godasin por ato e ruajnë veten. Ata kanë hedhur raketa pa ndonjë cak. Dhjetëra ndërtesa janë demoluar, asnjë nuk është vrarë dhe asnjë fabrikë e armëve kimike në Siri nuk është shkatërruar’, ka thënë Sheshel./Periskopi/