Ish-ministri i financave, Xhevdet Hajredini në emisionin “ Pa teklif” në Almakos, ka paralajmëruar se në bisedimet e fshehta të partive maqedone po diskutohet edhe për margjinalizimin e faktorit shqiptar. Hajredini ka thënë se atë nuk e ngrohin takimet e fshehta të LSDM-së dhe VMRO-së, ku nuk përjashton mundësinë të bisedohet edhe për raportet me shqiptarët si shqiptarë.
“Supozoj, deri kur do të lejojmë të jemi peng kaq shumë i partive shqiptare”, thotë Hajredini, në intervistën për Almakos.
Ai vlerson se të dy partitë maqedone në mënyrë të koordinuar punojnë për margjinalizimin dhe instrumentalizimin e partive shqiptare për interesat e tyre etnike. Sipas tij, VMRO-DPMNE mbanë peng drejtuesit e BDI-së, të cilët i shantazhon me materiale komprometuese dhe dëshmi për përfshirjen e tyre në skandale korruptive.
Hajredini ka njohuri se funksionarë të lartë të LSDM, bisedat kompromituese për liderët e BDI ia kanë dorëzuar një deputeti të kësaj partie, i cili i keqpërdor ato për eliminin e kundërshtarëve politik në parti dhe për disciplinimin e të tjerëve.
“Sa lëviz ndonjë nga kuadrot, ndoshta pak më të pastër të BDI-së, ai u nxjerr bombat”, përkujton ai.
Ish ministri i financave, dyshon se politikanët shqiptar po përdoren nga establishmenti politik maqedon si alibi për moszbatimin e reformat që vetë ata nuk duan t’i zbatojnë.
Politika e shantazhit ndaj krerëve të BDI ka ndikuar negativisht edhe në rekrutimin e kuadrove pa kurrëfarë dije dhe përvoje pune, për të diskredituar faktorin shqiptar në qeverisje.
“Duke pasur ministër të ekonomisë, kryeministri vendos zëvendës ministër një biznesmen të njohur, siç është Kire Naumov, i cili ishte kandidat potencial edhe për ministër të financave, ndërsa ministër e ve një njeri që ka qenë vetëm 8 muaj në Bruksel, pa bërë gjë atje, gjoja promotor i investimeve në mungesë të punëve që nuk ia dëgjojmë emrin, ai shkon harxhon 17.000 euro nëpër kafene. Kur ai e bënë këtë, e humb edhe vet integritetitn të thotë dicka atje për ekonomi. Ai mund të jetë djal i mirë, i shkëlqyeshëm, t’i e fut atje, ku nuk mund të tregojë rezultate”, thekson Hajredini.
Ai shton se paradoksi më i madh i shqiptarëve është se kuadrot e tyre duhet t’i rekrutojnë liderët që nuk kanë pasur arsim të formuar dhe asnjë ditë përvojë pune.
“A e di ai që rekruton, se çfarë duhet të punojë ministri. Kjo është fatkeqësia jonë më e madhe. Asnjë ditë punë në jetë, ndërsa ata marrin vendime për të drejtat e shqiptarëve”, vlerëson Hajredini./Almakos