Inspektorë të armëve kimike në Siri do të lejohen të vizitojnë vendin e sulmit të dyshuar kimik në qytetin Duma të mërkurën, thanë zyrtarët rusë.
Ekipi ndërkombëtar ndodhet në Siri qysh të shtunën, por nuk është lejuar të vizitojë Dumën.
Sulmi i 7 prillit ka bërë që Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca të sulmojnë caqe të Qeverisë siriane një javë më vonë.
Siria dhe aleatja e saj, Rusia, mohojnë se ka pasur sulm kimik.
Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin se Rusia mund të ketë vizituar vendin e sulmit të dyshuar dhe “mund të ketë manipuluar me provat”.
Por, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se “mund të garantojë” se Rusia nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Lavrov, në një intervistë për BBC-në, po ashtu tha se sulmi në Duma është “një gjë e organizuar”./shn/