Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka kërkuar nga deputeti i LDK-së, Anton Quni që të ofrojë fakte në lidhje me deklaratat se Haliti kishte pranuar 8 milionë marka nga koloneli Ahmet Krasniqi për nevoja emergjente të UÇK-së, në të kundërtën te ofroje dorëheqje.
“Nëse ti ke fakte se unë kam marrë 8 milionë marka unë jap dorëheqje sot. Nëse nuk është e vërtet a jeni i gatshëm që të jepni dorëheqje për gënjeshtrën e madhe që keni bërë” i është drejtuar Haliti Çunit në kuvend.
“Personat që kam zhvilluar takime janë Bujar Bukoshi për çështje politike dhe Isa Mustafa për financa. Gjithashtu Ilmi Nebiu ka qenë prezent në të gjitha takimet me Ahmet Krasniqin, por shuma nuk është e vërtet. Nuk e kam mohuar asnjëherë as bashkëpunimin me Bujar Bukoshin as me Ahmet Krasniqin dhe as ndihmen qe gatishmërine që ka treguar Bukoshi për UÇK-në”
Deputeti Anton Quni ka deklaruar se nuk është i sigurt për shifrën që ka pranuar Haliti, megjthatë ka pranuar se do të sigurojë faktet e nevojshme.
“Ju personalisht keni marrë të holla nga koloneli Ahmet Krasniqi dhe kam thënë se është në pyetje një shifër shtatëshifrore. Keni thënë se u është ndarë për ndihmë urgjente njësive të UÇK-së. Nuk është asgjë sekrete nuk jam i vetmi që e kam thënë, kanë dalë edhe të tjerët edhe shokët tuaj. Nëse ju doni fakte unë do t’i siguroj”, njofotn Klan Kosova.