Ballina Aktualitet Lajme Ja video ekskluzive me Talat Xhaferin nga 27 prilli, e papublikuar më...

Ja video ekskluzive me Talat Xhaferin nga 27 prilli, e papublikuar më parë (Video)

Një video që është publikuar në rrejetet sociale, tregon një pjesë të fjalimit të Talat Xhaferit më 27 prillin e përgjakshëm.

Deri sa në prapaskenë dëgjohen thirrjet e Zaevit dhe deputetëve tjerë “Talat ndërpreje fjalimin, po vijnë huliganët” (Talat prekini, dogjaat huliganite), Talat Xhaferi vetëm mohon me dorë dhe vazhdon fjalimin, deri sa huliganët nuk arrijnë të dera e pres qendrës ku ishin deputetët.

Kjo video ngrit edhe një pistë dyshimi lidhur me lojën e vërtetë të BDI-së më 27 prill, si dhe ndoshta kjo parti deri në fund ka shpresuar se huliganët e mbështetur nga deputetë të VMRO-DPMNE-së do të arrijnë ta realizojnë me sukses “pu;in” për të krijuar një situatë për vazhdim të koalicionit 10 vje;ar, VMRO-BDI.
Poashtu duhet pasur parasysh se asnjë deputet i kësaj partie nuk u sulmua nga huliganët, kurse kontrollet e telefonave kanë treguar se Talat Xhaferi ka komunikuar atë ditë me Trajko Veljanovskin më shumë se Vesel Memedi.