Moti sot është me diell dhe me re të lehta deri të moderuara. Instituti Hidrometeorologjik parashikon që pasdite vende-vende të ketë mundësi për reshje të shkurtra dhe stuhi lokale, veçanërisht në lindje dhe në verilindje të vendit.
Temperatura në mëngjes varion nga 5 në 13 gradë celsius, ndërsa gjatë ditës nga 24 deri në 30 gradë celsius. Edhe nesër parashikohet të mbajë mot i ngjashëm./shn/