Policia e arrestoi menjëherë turkun dhe me urdhër të Prokurorisë në Kreuzlingen, e konfiskoi drogën.
Gjatë hetimeve më intensive të Policisë Kantonale në Thurgau, në bashkëpunim me autoritetet e hetuesisë në Köln të Gjermanisë, nga fundi i muajit prill është mundësuar arrestimi i një shtetasi 43-vjeçar turk dhe një shqiptari 48-vjeçar në Gjermani.
Makina e turkut është konfiskuar në Zvicër. Gjatë kontrollit të saj, autoritetet zvicerane gjetën dhjetë kilogramë heroinë, njofton albinfo. Deri më tani janë konfiskuar gjithsej 14 kilogramë heroinë me kualitet të lartë. Vlera e shitjes nëpër rrugë arrin shifrën prej dy milionë frangave.
VIDEO bonus: