Menjëherë pasi i paraqiti letrat kredenciale presidentit gjerman, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, Richard Grenell u kërkoi kompanive gjermane të fillojnë të largohen nga Irani.
Grenell shkroi në Twitter se, sanksionet amerikane do të kenë në objektiv sektorë të rëndësishëm të ekonomisë iraniane, e se kompanitë gjermane që kanë aktivitete biznesi në Iran duhet të fillojnë t’u japin fund menjëherë operacioneve.
Bizneset që e vazhdojnë aktivitetin e tyre në Iran mund të bëhen objekt i ndëshkimeve me gjoba. Gjermania është një prej shteteve nënshkruese të marrëveshjes me Iranin dhe Kancelarja Angela Merkel mendon se Shtetet e Bashkuara nuk duhej të ishin tërhequr nga marrëveshja./sn/