Ballina Aktualitet Lajme “Eco Guerilla” akuzuan Teuta Arifin, nuk realizon premtimet

“Eco Guerilla” akuzuan Teuta Arifin, nuk realizon premtimet

Akuza në adresë të kryetares së Tetovës Teuta Arifi për mos realizimin e premtimeve të saj rreth shpenzimeve si dhe projekteve që kanë të bëjnë me hapësirat e gjelbra, pastrimin e rrugëve dhe transportin publik.

Arjanit Hoxha nga “Eco Guerilla” tha se Teuta Arifi si kandidate për kryetare kishte premtuar se do të publikojë shpenzimet e dhjetë viteve të kaluara. Xhaferi tha se e para e Tetovës ka mashtruar qytetarët dhe nuk e ka respektuar premtimin e saj.

Edhe pse morri përsipër se do jetë transparente dhe do të publikojë raportin financiar për vitin e kaluar dhe për 10 vitet e kaluara, kjo kryetare vazhdon me avazin e vjetër – me dy faqe bilanci përfundimtar u hedh pluhur syve të qytetarëve.

Sot, në Ditën e Evropës, jetojmë në një qytet ku pluhuri në rrugët e lagjeve tona ende është pjesë e përditshmërisë për fëmijët tanë. Rrugët e qytetit tonë nuk pastrohen si në Evropë, por pastrohen vende-vende ende si në shekullin e 19, pa makineri dhe infrastrukturë moderne.

Shkaktare për sëmundjet respiratore të fëmijëve është pikërisht pluhuri që ata thithin nga ambienti. Sot, në Ditën e Evropës, Tetova është qyteti me më pak hapësira të gjelbra – deklaroi Arijanit Xhaferi, “Eco Guerilla”.

Në kabinetin e të parës së Tetovës Arifi nuk deshën të komentojnë akuzat e “Eco Guerillas”.

Më 9 tetor të vitit të kaluar në prag të zgjedhjeve lokale, të gjithë kandidatët për kryetar të Komunës firmosën marrëveshjen se pas marrjes së mandatit do të publikojnë harxhimet e parave të Tetovarëve, krijimi i hapësirave të gjelbra ndërsa zotimi kryesor ishte transporti publik, gjë që mungon edhe përkundër premtimeve./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews