Ballina Shëndeti Kujdes! Gërhitja mund tu shkaktojë vdekjen

Kujdes! Gërhitja mund tu shkaktojë vdekjen

Njerëzit me gjumë apnea e kanë kafkën 1.23 mm më të hollë se të tjerët. Hulumtuesit pretendojnë se erozioni i kafkës deri në 1mm është i mjaftueshëm për të shkaktuar rrjedhje fluide spontane të lëngjeve cerebrospinal (sCSF-L), e cila ndodh kur lëngu që mbështjell dhe mbron trurin dhe kurrizin del nga një zonë e hollë.

Kjo mund të rezultojë në simptoma të ngjashme me koma-n, goditje apo edhe vdekje. Apnea e gjumit është një shkak kryesor i gërhitjes. Gërhitja me zë të lartë mund të dobësojë kafkat e njerëzve.

Apnea e gjumit ndodh kur muret e fytit çlodhen dhe ngushtohen gjatë gjumit, gjë që ndërpret frymëmarrjen dhe ndikon në rrallimin e kafkës.

Në përputhje me rritjen e obezitetit në Shtetet e Bashkuara, normat e sCSF-L janë më shumë se dyfishuar gjatë dekadës së fundit.

Çfarë është apnea e gjumit? Apnea e gjumit është çrregullimi më i zakonshëm i gjumit në Britani të Madhe.

Kjo ndodh kur muskujt dhe indet e butë në fyt relaksohen, e cila bllokon rrugët e frymëmarrjes. Mungesa e oksigjenit në tru bën që njerëzit të zgjohen rregullisht gjatë natës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews