Një përzgjedhje që fokusohet në tema që hedhin dritë mbi të kuptuarit e identitetit tuaj, formimi i pikëpamjes suaj mbi botën dhe hedhja e bazave për një karrierë të kënaqshme.
Të 20-at tuaja janë koha për të mësuar se kush jeni dhe çfarë doni nga jeta.
Mënyra e vetme për të mësuar, është mbijetesa në ciklin e pashmangshëm të sukseseve dhe dështimeve, për çka është gjithmonë e dobishme të keni disa udhëzime përgjatë rrugës. Sugjerimi i “The Guardian” përfshin një listë me 33 libra që Entela Hoxha i ka përshtatur në shqip për pasqyrë.al. Nga kryeveprat e letërsisë botërore te ‘manualet’ për lumturinë e suksesin
1. “MEDITIMET” NGA MARCUS AURELIUS
“Meditimet” janë një përmbledhje shkrimesh personale për ruajtjen e qetwsisw mendor nga perandori romak Marcus Aurelius, i cili sundoi nga viti 161 deri në vitin 181 dhe mbahet mend si një nga “mbretërit filozofë”.
Aureliusi shkroi mendimet e tij mbi elasticitetin dhe udhëheqjen në një “periudhë të errët dhe stresuese” në dekadën e fundit të jetës së tij. Versioni i perandorit të filozofisë stoike ka mbetur i rëndësishëm për 1,800 vjet, sepse ofron këshilla të përjetshme për të fituar kontrollin e emocioneve dhe si të kalosh të gjitha pengesat.
2. ‘MITI I SIZIFIT DHE ESEVE TË TJERA’ NGA ALBERT CAMUS
Mesazhi i tij kryesor, si në legjendën e Sizifit tregon për një zot që dënon përjetësisht Sizifin të ngjisë një shkëmb në një kodër, edhe pse secilën herë ai rrëshqet poshtë sapo mbërrin kulmin.
3. ‘KRIM DHE NDËSHKIM’ NGA FJODOR DOSTOJEVSKI
Pavarësisht nga filozofia juaj personale, do të ketë raste kur bota do të shtyjë kundër jush dhe ju do të pyesni nëse ia vlen të përpiqeni të përmirësoni veten dhe të ndihmoni të tjerët. Romani i Fyodor Dostojevskit nuk është vetëm një histori e mahnitshme, por është një një argument kundër nihilizmit, shumë në mesin e qarqeve intelektuale ruse të kohës së tij. “Krim dhe Ndëshkim” është rrëfimi i një 23-vjeçari me emrin Raskolnikov, i cili, që vret dy gra të vjetra. Dostojevski argumenton se racionalizmi i marrë në ekstremin e vet injoron fijet e fuqishme që lidhin njerëzimin dhe na japin përgjegjësi mbi njëri-tjetrin.
4. ‘ANNA KARENINA’ NGA LEO TOLSTOY
Novelisti amerikan William Faulkner, si dhe revista Time, e kanë quajtur këtë roman të Leo Tolstoy si “më të mirin e shkruar ndonjëherë”. Linja kryesore është një lidhje mes Anna Kareninës dhe Kontiti Vronsky ndërsa Tolstoi shqyrton ankthin e mosdakordësinë e pranishme në pothuajse çdo aspekt të ekzistencës njerëzore, si dashuria, familja, klasa sociale dhe lumturia.
5. ‘PRINCI I VOGËL’ NGA ANTOINE DE SAINT-EXUPÉRY
Ashtu siç shumë psikologë do të thoshin, të qenit një person i shëndoshë mendërisht, do të thotë të integrosh fëmijërinë tënde në moshën tënde madhore. Mbase nuk ka vepër më të mirë se kjo që shpalos mrekullinë e fëmijërisë sa “Princi i vogël” nga Antoine de Saint-Exupéry. Duke u mbështetur në përvojat e autorit si aviator në Afrikë, libri ndjek një princ të ri ndërsa ai viziton planete gjithnjë e më surrealiste. “Nga të gjithë librat e shkruar në frëngjisht gjatë shekullit të kaluar, ‘Le Petit Prince’ i Antoine de Saint-Exupery është me siguri më i dashuri në shumicën e gjuhëve”, shkruan kritiku i Neë Yorker Adam Gopnik.
6. ‘FUQIA E MITIT’ NGA JOSEPH CAMPBELL
Një student amerikan i psikologut Carl Jung, Joseph Campbell e kaloi jetën duke zbuluar lidhjet midis besimit të botës dhe traditave popullore. Ai zhvilloi idenë e “monomitit”, sipas sw cilws të gjitha mitet kanë të njëjtën strukturë themelore, nga Moisiu dhe Odiseja tek Luka Skywalker dhe Harry Potter. “Fuqia e mitit” është një bisedë e gjerë midis Campbell dhe gazetarit Bill Moyers. E kryer në fund të një karriere të gjatë dhjetëvjeçare, formati i intervistës shërben si një hyrje në perspektivën e hapjes së syve të Campbell-it – që me qëllim ose jo po jetojmë jashtë miteve në jetën tonë.
7. ‘BHAGAVAD GITA’ – AUTORI I PANJOHUR
Ky tekst i lashtë hindu tregon historinë e princit Arjuna që shkon në betejë edhe pse armiqtë e tij përfshijnë miqtë dhe anëtarët e familjes së tij. Ai i kërkon ndihmë udhëzuesit të tij, hyjnisë supreme Krishna. Krishna i shpjegon pse është detyra e tij të nxitojë në betejë dhe të dalë fitimtar.
Megjithëse përrallë e fokusuar rreth luftës, Mahatma Gandhi thoshte se ishte “Bhagavad Gita” që e frymëzoi më shumë në kërkimin e tij paqësor për një Indi të lirë.
8. ‘SIDDHARTHA’ NGA HERMANN HESSE
Botuar në gjermanisht në vitin 1922, “Siddartha” vendoset në Indinë e lashtë të Budës historik. Libri tregon historinë shpirtërore të një burri të quajtur Siddartha. Shkruar në me fjali të lira dhe elegante, novela ofron një model për udhëtimin në moshë madhore.
9. ‘THE ESSENTIAL RUMI’ NGA JALAL AD-DIN MUHAMMAD RUMI
Në Persinë e shekullit të 13-të, Jalal ad-Din Muhammad Rumi shkroi poezi që zbulojnë emocionet më të thella të njeriut: frikë, pikëllim, dëshirë. Libri është një hyrje në filozofinë e Rumit.
10. ‘VITI I MENDIMIT MAGJIK’ NGA JOAN DIDION
Të jetosh në mënyrë të pashmangshme do të thotë të vdesësh. Dhe kur njerëzit vdesin – ose humbasin vendet e punws, kalojnë ndarje apo lëvizin në qytete të ndryshme – brengosen. Në “The Year of Magical Thinking”, gazetarja Joan Didion shpalos historinë e vdekjes së bashkëshortit të saj, autorit John Dunne. Por, ta shohësh atë thjesht si terapi do të ishte ta reduktuese: Libri është gjithashtu një portret i një martese të mrekullueshme.
11. ‘ZOTI I GJËRAVE TË VOGLA’ NGA ARUNDHATI ROY
Botuar në 1997, “Perëndia e gjërave të vogla” u bë një nga librat më të lexuar nga një autor indian dhe e ktheu Royn në një njeri të famshëm letrar.
Historitë e mëdha janë ato që keni dëgjuar dhe doni t’i dëgjoni përsëri. Ata nuk ju befasojnë me të papriturat. Janë aq të njohura sa shtëpia ku jetoni. Ose aroma e lëkurës së të dashurit tuaj. Ju e dini se si përfundojnë, por ju i dëgjoni sikur të mos e dinit. Ju i dini gjërat por doni ti dëgjoni përsëri. Ky është mister i tyre dhe magjia e tyre.
12. ‘FUN HOME’ NGA ALISON BECHDEL
Një pjesë tjetër e rritjes brenda vetes tuaj është gjetja e kuptimit në episode të ndryshme emocionale që përcaktojnë fëmijërinë tonë. Në “Fun Home”, Alison Bechdel heton marrëdhënien e ndërlikuar që ajo kishte rritur me babain e saj – homoseksualitetin e tij të mbyllur, daljen e saj si homoseksuale dhe izolimin e tyre në Pensilvaninë rurale. Bechdel mori “MacArthur Genius” vitin e kaluar, pjesërisht për shkak të kësaj pune historike.
13. ‘DHËMBËT E BARDHË’ NGA ZADIE SMITH
Romani debutues i autorit anglez Zadie Smith ka të bëjë me mbivendosjen e historive familjare në Londër në vitin 1975. Tregimi i Smith-it është një meditim mbi mbijetesën e një emigranti ose të një fëmije imigranti, ose se si feja, raca dhe faktori i seksualitetit ndikojnë në identitetin personal dhe publik.
14. ‘JETA E SHKURTËR E MREKULLUESHME E OSCAR WAO’ NGA JUNOT DÍAZ
“Jeta e shkurtër e mrekullueshme e Oscar Woos” e Junot Diaz fitoi çmimin Pulitzer 2008 për fiction. Nëpërmjet kombinimit të tij të gjallë të anglishtes, spanjishtes dhe zhargonit, Diaz tregon historinë e Oscar Woos, djalit të “mallkuar”, të emigrantëve Domenikanë që rriten në New Jersey. Betejat e personazheve ballafaqohen me atë se çfarë do të thotë të trashëgosh një kulturë që nuk përputhet domosdoshmërisht me pikëpamjen tënde mbi botën, si edhe në gjetjen e mënyrave për të përpunuar të gjithë ‘bagazhin’ kulturor, familjar e historik që bart.
15 ‘THE BEGGAR MAID’ NGA ALICE MUNRO
Mund të jetë e vështirë të rregulloni mënyrën se si i shihni prindërit tuaj. Alice Munro, e cila fitoi Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 2013, botoi koleksionin e shkurtër “The Beggar Maid” në vitin 1978. Është një koleksion që ndjek rritjen e protagonistes Rose nga fëmijëria në moshë të rritur.
Ajo që ndoshta është më e paharrueshme mbi historinë e Rose-it është mënyra se si ajo ndikon në edukimin e saj, nga një klasë e ulët deri te një grua e sofistikuar.
16. ‘BOTA SIPAS GARPIT’ NGA JOHN IRVING
Hulumtimet e psikologjisë tregojnë se leximi i fiksioneve letrare përmirëson aftësinë tuaj për të simpatizuar pikëpamjet e njerëzve të tjerë, që kur një roman është stimulimi mendor i jetës së një personi tjetër. Aty qëndron vlera e veprës “Bota sipas Garpit”, kryevepra e John Irvingt. Ju kaloni një jetë të tërë me narratorin e familjen e tij dhe mësoni diçka në lidhje me jetën tuaj në proces.
17. ‘PERSEPOLISI I PLOTË’ NGA MARJANE SATRAPI
“Persepolis” është një roman memuar grafik i ilustruar bukur, për rritjen e një vajze në Iran gjatë dhe pas revolucionit të viteve 1978-79. Si një emigrante që jeton në Paris dhe shkruan historinë e saj në fund të viteve 1990, Satrapi është në gjendje të analizojë 25 vitet e para të jetës së saj nga perspektiva e një të huaji. Historia e saj është intime, personale dhe brenda një konteksti të veçantë historik dhe kulturor, por kronika e saj, e një fëmije që rritet është gjithnjë relative. “Mësova se duhet gjithmonë të bërtasësh më fort se agresori yt”.
18. ‘MES BOTËS DHE MEJE’ NGA TA-NEHISI COATES
Ta-Nehisi Coates është fituesi i një burse MacArthur – zakonisht i quajtu një grant “gjenial” – ndërsa shkruhet se sot është ndoshta shkrimtari më i rëndësishëm dhe me ndikim në Amerikë sot.
Eseja e tij e vitit 2015 “Between the world and Me” është shkruar në formën e një letre për djalin e tij. Ai zbulon se si fëmijëria e tij në Baltimore, koha e tij në Universitetin Hoëard dhe vitet e tij të hershme si gazetar formuan pikëpamjen e tij botërore mbi disa nga çështjet më të nxehta bashkëkohore që lidhen me marrëdhënien e racave, identitetit dhe barazisë në SHBA.
19. ‘NË FILLIm ATA VRANË BABAIN TIM’ NGA LOUNG UNG
Në këtë memoar të fuqishëm, Loung Ung tregon përvojën e saj në Kamboxhia për shkatërrimin e familjes së saj nga Khmer Rouge në fund të viteve 1970. Mënyra se si ajo e ka trajtuar, shërben si një shembull se si të merremi me çfarëdo ngjarjeje që na lëkund thelbin. Ung tregon tmerret, i detyruar të stërvitej si ushtar fëmijë, duke qenë dëshmitar i gjërave më të keqija që mund të bëjë njerëzimi. Fuqia e vërtetë e librit vjen përmes shprehjes së Ung-ut se si dashuria mund t’i lejojë dikujt të mbijetojë madje edhe pas tragjedive më të mëdha të gjejë forcën për të kontribuar në shoqëri pas daljes në anën tjetër.
20. ‘E VËRTETA’ NGA NEIL STRAUSS
Nëse jeni në një marrëdhënie të gjatë ose nëse jeni larguar plotësisht nga një e tillë, ia vlen të lexoni këtë libër. Në “Të Vërtetën”, ju ndiqni udhëtimin e parë të Strauss nëpërmjet terapisë së varësisë seksuale dhe “dashurisë” në kërkimin e tij për të përcaktuar nëse ai mund të angazhohet në një marrëdhënie monogame me dashurinë e jetës së tij. Për të qeshur, prekës dhe ndonjëherë absurd, është një lexim transformues.
21. ‘Xhoni i Hekurt’ NGA ROBERT BLY
“Xhoni i Hekurt” është më pak një libër për burrat sesa një hetim historik, mitik dhe poetik mbi natyrën e mëshkujve të pjekur – lloji që ushqen, mbron dhe eksploron. Në thelb, në qoftë se ju mendoni se të jesh “si një djalë” do të thotë të jesh i prerë nga emocionet, i mbyllur në marrëdhënie dhe të mos mundesh të shprehësh botën tënde të brendshme për njerëzit rreth teje, lexoje këtë libër.
Është një thesar i mençurisë pa marrë parasysh gjininë ose pikëpamjet ekzistuese dhe gjithashtu shërben si një hyrje e mrekullueshme në njohuritë e psikologjisë jungiane.
22. ‘PIKA E GRUMBULLIMIT’ NGA MALCOLM GLADWELL
Njëzet e ca vjeçarët e sotëm janë rritur me mediat sociale, por ata po përgjohen në një formë të përjetshme të komunikimit. Malcolm Gladwell është një mjeshtër i përdorimit të të dhënave dhe raportimit, për të ilustruar shpjegimin e një aspekti të caktuar të mekanikave të shoqërisë.
23. ‘Mjelma e zezë’ NGA NASSIM TALEB
Njerëzit e duan iluzionin e sigurisë së përftuar nga parashikimet. Në “Mjelma e zezë”, investitori-filozof Taleb diagnostikon mënyrën se si njerëzit në mënyrë të gabuar mbështesin parashikimet si një mënyrë për të lëvizur nëpër botë dhe zbulon se si sistemet më të strukturuara janë më të prekshmit për t’u shembur – si sistemi financiar në 2007. Është e rrallë të gjesh një libër që mund të ndryshojë fjalë për fjalë mënyrën se si e mendoni botën dhe njohuritë tuaja në lidhje me të.
24. ‘MREKULLIA E MENDJES’ NGA THICH NHAT HANH
Hulumtimi shkencor konfirmon se praktika e lashtë e ndërmjetësimit të ndërgjegjes ka shumë përfitime, nga reduktimi i stresit deri te fleksibiliteti më i madh njohës, në rritjen e kujtesës në punë. Mjeshtri Zen i Vietnamit, Thich Nhat Hanh, me “Mrekullia e Mendjes” është ndoshta prezantimi më i mirë i praktikës. Nisur fillimisht një grup letrash të shkruara për një mik, libri mund të lexohet në një pasdite të vetme.
25. ‘AQ MIRË ATA NUK MUND T’JU INJOROJNË’ NGA CAL NEWPORT
Disa nga këshillat më të zakonshme që do të dëgjoni kur të filloni punë, është se nëse ndiqni pasionin tuaj, paratë do të pasojnë.
Por ka një paralajmërim të madh për këtë, argumenton Cal Newport, autor dhe profesor. Për shumicën e njerëzve, ai thotë se zotërimi i një aftësie të caktuar mund të çojë në gjetjen e pasionit tuaj, pasi zotërimi i kësaj aftësie mund të hapë dyer të reja dhe t’ju lejojë të përparoni në karrierën tuaj.
26. ‘INVESTITORI INTELIGJENT’ NGA BENJAMIN GRAHAM
Investitori miliarder Bill Ackman është vetëm një nga lojtarët e panumërt të Ëall Street që citon “Investitorin Inteligjent” si një libër që i ndryshoi jetën. I botuar së pari nga mentori i Warren Buffett, Benjamin Graham në vitin 1949, ai është një hyrje e thellë në njohjen e vlerës së investimeve. Edhe në qoftë se industria në të cilën punoni është larg nga financimi, këshillat e Graham do t’ju ndihmojnë të shfrytëzoni maksimumin e parave tuaja në mënyrë afatgjate.
27. ‘JEPNI DHE MERRNI’ NGA ADAM GRANT
Diçka në kulturën tonë na tregon se duhet të jemi barbarë dhe të luftojmë për t’u rritur profesionalisht. Por në “Jepni dhe Merrni”, psikologu Wharton Adam Grant tregon se si kjo pikëpamje e keqe është mjaft e gabuar. Hulumtimi tregon se njerëzit që krijojnë më shumë vlerë për të tjerët janë ata që përfundojnë në krye të fushave të tyre.
28. ‘THE POWER BROKER’ NGA ROBERT CARO
Në këtë libër, Robert Caro, shkruan për mënyrën se si Robert Moses e ribëri Nju Jorkun sipas vizionit të tij –është një biografi për këtë planifikues urban. Nëse doni të shihni parimet makiaveliane në veprim, lexoni këtë. “Mikpritja gjithmonë ka qenë një armë e fuqishme politike. Moses e përdori atë si një mjeshtër. I shoqëruar me personalitetin e tij karizmatik, një shuplakë shpesh bëri aq shumë punë sa një propozim”.
29. ‘FLOW’ NGA MIHALY CSIKSZENTMIHALYI
Pas rritjes së ndërgjegjësimit mbi ndjekjen e lumturisë, një nga aspektet e çuditshme të moshës madhore është zbulimi se kaq pak hulumtime empirike kanë shkuar në zbulimin e mekanikës së saj. Kështu, domosdoshmëria e Mihalik Csikszentmihalyi, “Fluksi: Psikologjia e Përvojës Optimale”, është distilimi i dekadave të hulumtimit se si vepron vërtet lumturia. Për Csikszentmihalyi, lumturia është një produkt i një jete të jetuar në kufijtë e saj, ku njeriu është duke u zgjeruar vazhdimisht dhe duke eksploruar ndjenjën e vetes.
30. ‘ZERO PËR NJË’ NGA PETER THIEL
Njëzetvjeçarët sot jetojnë në një botë ku sipërmarrësit e rinj bëhen miliarderë dhe themeluesit e teknologjisë kanë zëvendësuar ata të Wall Street-it, që Tom Wolfe i quante “mjeshtra të universit”.
Libri i Peter Thiel, është një udhëzues i kënaqshëm dhe konciz se si ndërtohen dhe menaxhohen bizneset.
31. ‘KALIMI I DETIT TË PANJOHUR’ NGA DAVID WHYTE
Ka relativisht pak shkrim mbi vendin e punës në jetën tonë. Kjo është arsyeja pse “Kalimi i Detit të Panjohur: Puna si pelegrinazh i identitetit” nga David Whyte është si një oaz në shkretëtirë. Në të, Whyte, poet britanik që tani jeton në Amerikë, krijon një karrierë jo si gurore që kapet, por si një bisedë e vazhdueshme që ka me botën dhe veten.
32. ‘GJËRAT E VOGLA TË BUKURA’ NGA CHERYL STRAYED
Nuk ka kolumnist më të madh këshillimor sesa Cheryl Strayed, i cili u shkroi përgjigje eseistike lexuesve të revistës letrare Rumpus nën emrin “Sheqeri”. Ato janë mbledhur në “Gjërat e Vogla” dhe kanë goditur shumë.
33.SI DO TA MATNI JETËN TUAJ?’ NGA CLAYTON CHRISTENSEN
“Si do ta matni jetën tuaj?” Është një meditim filozofik i paraqitur si një libër biznesi. Ka një mister në qendër: Kur Christensen u diplomua në Harvard Business School në vitin 1979, ai dhe shokët e tij të klasës ishin në krye të botës. Por nga ribashkimi i tyre pas 25 vitesh, shumë nga kolegët e tij ishin në krizë – qoftë në jetën private, qoftë në atë publike.