Në të njëjtin Hotel, ku mbrëmë u mbajt konferenca për të ardhmen e Evropës, në vendin Sunio, sot në mëngjes filloi raundi i ri i negociatave për emrin mes ministrave për punë të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias me ndërmjetësin Metju Nimic.
Dimitrov dhe Kocias nën ndërmjetësimin e Nimic do të tentojnë ti përafrojnë pozicionet e dy vendeve që të hapet rruga drejt zgjidhjes.
Shefat e dy diplomacive, javën e kaluar realizuan një takim bilateral në margjinat e mbledhjes ministrore që u mbajt në Selanik, derisa raundi i fundit me prezencën e Nimic u mbajt më 25 prill bë Vjenë të Austrisë./am/