Të paktën 37 palestinezë janë vrarë dhe 1,300 të plagosur nga trupat izraelite në përleshjet në kufirin e Gazës, thonë zyrtarët palestinezë.
Dhuna vjen përpara hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem, e cila ka zemëruar palestinezët.
Ata e shohin atë si mbështetje të qartë amerikane për sundimin izraelit mbi të gjithë qytetin.
Kishte edhe fëmijë midis të vrarëve thotë ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.
Palestinezët hodhën gurë dhe bomba zjarri, ndërsa ushtria izraelite përdori snajperë.
Ushtria e Izraelit tha se 35,000 palestinezë po merrnin pjesë në “trazira të dhunshme” përgjatë rrethojës së sigurisë dhe se trupat e saj vepronin “në përputhje me procedurat standarde”./sn/