Rrogat e ulëta, mungesa për trajnimet përkatëse dhe zhvillimi i karrierës janë disa nga arsyet më kryesore që 29 për qind e qytetarëve me arsim të lartë e kanë lëshuar vendin dhe kanë migruar. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, numri i përgjithshëm i personave që kanë migruar nga Maqedonia është 21 për qind.
Hetimet po ashtu tregojnë se faktorë për “ikjen e trurit” janë edhe vështirësitë për kualifikimin e plotë të personalitetit akademik dhe kredibil, mungesa e lirisë në hetime, izolimi nga debatet akademike ndërkombëtare e kështu me radhë. Këto informata, i kumtoi edhe vetë ministrja e arsimit, Renata Deskoska, në konferencën “Brain Drain: “perspektivat e njerëzve të rinj”.
RENATA DESKOSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS
“Jemi të vetëdijshëm se në periudhën e kaluar Maqedonia humbi, shpresojmë përkohësisht, një pjesë e njerëzve të rinj të cilët ishin me arsim të lartë dhe shkuan të punojnë në vendet perëndimore të Evropës, ose përtej oqeanit. Me qëllim që ta ndalojmë atë ‘ikje të trurit’, filluam më shumë programe të cilat duhet tu mundësojnë mbetjen e të rinjve me kualifikime të lartë në Maqedoni”.
Ministrja Deskoska tha se pas marrjes së funksionit në krye të ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ka kërkuar që të miratohen punësime të njerëzve të rinj kualitativ në universitetet e vendit.
RENATA DESKOSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS
“Javën e kaluar u publikua ligji për arsim të lartë kështu që këtë javë janë lëshuar pajtueshmëri të reja në Ministrinë për Financa të cilat do të mundësojnë punësime të reja në universitete. Targetojmë njerëz të rinj të cilët kanë mesatare të lartë dhe që kanë potenciale hetuese të mbesin në universitetet në Maqedoni”.
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës “Lead”, Ivan Jovanov, deklaroi se sipas disa vlerësimeve në dhjetë vitet e fundit nga Maqedonia janë shpërngulur 25 për qind e kuadrit me arsim të lartë. Sipas tij, që të mbesin të rinjtë në Maqedoni, duhet të ndryshohet i tërë sistemi i funksionimit të shoqërisë. Konferenca e sotme i organizua nga LEAD në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer dhe Qendrës Vilfrid Martens për studime evropiane. /shenja/