Dita e djeshme mund të konsiderohet pa mëdyshje si më vdekjeprurësja e dhunës në Gaza, që nga lufta e vitit 2014. Zyrtarët palestinezë thonë se trupat izraelite kanë vrarë plot 55 vetë dhe plagosur 2.700 të tjerë, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ushtria e tij po vepronte në vetëmbrojtje, kundër sunduesve islamikë të Gazës, Hamas, të cilët ai tha se donin ta shkatërronin Izraelin.
Autoriteti udhëheqës i Palestinës, Hamas dënoi “masakrën”, ndërsa OKB foli për “shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”. Dhuna erdhi pasi SHBA hapi ambasadën e saj në Jerusalem, një lëvizje e shumë-diskutueshme në rang global.
Zhvendosja e ambasadës së ShBA-ve ‘ndezi’ palestinezët, pasi ata pretendojnë që pikërisht në Jeruzalemin lindor të ndërtojnë qendrën e shtetit të ardhshëm të Palestinës, ndërsa këtë lëvizje të amerikanëve e shikojnë si masë për t’i dhënë kontroll total Izraelit, në këtë qytet./TCH/