Ballina Aktualitet Kosovë Konfirmohet përleshja mes aktivistit të Vetëvendosjes me anëtarin e PSD-së

Konfirmohet përleshja mes aktivistit të Vetëvendosjes me anëtarin e PSD-së

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, është përleshur fizikisht me njërin nga anëtarët e Partisë Social Demokrate.

Këtë e ka konfirmuar vet Azemi përmes një njoftimi në llogarinë e tij në facebook, ndërsa ka theksuar se ky veprim i tij pasoi pasi ishte provokuar megjithatë një gjë të tillë nuk e konsideron si veprim të duhur nga ana e tij, transmeton Klan Kosova.

”Të dashur qytetarë, aktivistë, familjarë. Të nderuara media.

Lajmi që po qarkullon në disa portale rreth një sulmi fizik ndaj një antari të PSD-së, qëllimisht po tentohen t’i ipen konetacione politike, për tu viktimizuar e për të mashtruar opinionin.

Është e vërtetë se me përsonin në fjalë kam pasur një kacafytje, dhe jam i vetdijshëm se mënyra se si jam përgjigjur nuk ishte e duhura, por pas një provokimi (fyerje) që morra nga ai përson u kundërpërgjigja në një mënyrë jo adekuate.

Ajo çfarë ka ndodhur ka shqetësuar shumë edhe familjarët e mi, sepse 4 persona kanë ardhur tek shtëpia ime dhe më kanë kërcënuar. I kërkojë falje gjithashtu edhe familjarëve të përsonit në fjalë sepse sigurisht se janë shqetësuar dhe nuk i dijnë arsyet e ngjarjes.

Ka pasur qindra raste kur jemi provokuar e madje edhe jemi rrahur brutalisht, mirëpo asnjëherë nuk kam vepruar me hakmarrje dhe kam duruar lloj-lloj provokimesh. Mirëpo në atë moment nuk kisha zgjidhje tjetër.

Po e theksoj përsëri se veprimi im nuk ishte zgjidhja e duhur, mirëpo me shpresën që kjo ngjarje të shërbej si mësim për të dy palët, që as mos të provokohet në mënyra të tilla e as mos të bijmë në provokime të tilla.

Ju kërkoj falje sinqerisht, të gjithë atyre që janë shqetësuar nga kjo ngjarje!’‘, ka shkruar ai në facebook, transmeton Klan Kosova.

Artikulli paraprakTurqia tërheq ambasadorët nga SHBA-të dhe Izraeli
Artikulli tjetërDitë e përgjakshme në Gaza, OKB dënon ‘masakrën’