Një diamant i rrallë blu është shitur për një shifër rekord prej 6.7 milionë dollarësh në një ankand në Gjenevë.
Diamanti, i quajtur “Farnese Blue”, i ishte dhënë si dhuratë vajzës së Dukës së Parmës, Elizabeth Farnese-s, kur u martua me Filipin e Pestë të Spanjës në 1715-n. Më pas, u trashëgua në brezat e ardhshëm dhe lëvizi nga Spanja në Francë, Itali dhe Austri.
Diamanti 6.1 karat vjen nga miniera e famshme Colconda në Indi.
Çudia është se “Farnese” u shit vetëm katër minuta pas u hap ankandi për ofertat.
Nga përfaqësuesit e shtëpisë së ankandit, diamanti ishte vlerësuar me një çmim ãllestar prej 3.5 milionë dollarësh. “E prisnim një rezultat të mirë, por e filluam me 3.5 milionë dollarë dhe përfunduam me 6.7 milionë dollarë.
Kështu që i kaloi pritshmëritë tona”, tha specialistja e bizhuterive, Daniellla Mascetti. Ndërkohë, pronari i ri i diamantit nuk bëhet i ditur./sn/