Ballina Aktualitet Lajme Zv/ministri grek: Erga omnes dhe rishikimi i Kushtetutës janë thelbësore për Greqinë...

Zv/ministri grek: Erga omnes dhe rishikimi i Kushtetutës janë thelbësore për Greqinë (Video)

Dy çështjet kryesore që kanë mbetur për zgjidhje: erga omnes dhe rishikimi i Kushtetutës, janë të një rëndësie thelbësore për Greqinë, dhe për këtë pala tjetër duhet të bëj lëshime. Kështu ka deklaruar zv/ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugallos, në një intervistë për radion greke “Praktorio FM”.

JORGOS KATRUGALLOS, ZV/MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME TË GREQISË

“Bëhet fjalë për çështje që nuk janë të vogla, për të cilat Shkupi tani insiston. Topi është në terrenin e tyre. Këto dy çështje janë shumë të rëndësishme, janë parakusht që të ketë zgjidhje për kontestin e emrit”

Katragullos edhe njëherë e ka përsëritur qëndrimin e tij se erga omnes është i nevojshëm që të mos lihen gjëra pa zgjidhur në të ardhmen.

JORGOS KATRUGALLOS, ZV/MINISTRI I PUNËVE TË JASHTME TË GREQISË

“Dëshirojmë të ketë erga omnes që ‘të mos dalin bishta’ që mund të krijojnë perspektiva për irredentizëm në të ardhmen dhe dëshirojmë rishikim të Kushtetutës, me qëllim që marrëveshja të jetë afatgjate. Për këtë shkak të dy çështjet janë të rëndësishme”

Edhe zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Xanakopulos, ka përsëritur qëndrimin se Qeveria greke nuk heq dorë nga kërkesa e tyre për emër të përbërë që do të vlejë për të gjitha përdorimet dhe rishikim të Kushtetutës./shenja/