Republika “Maqedonia e Ilindenit” nuk është emër adekuat për përfaqësimin e shtetit në nivel ndërkombëtarë. Kështu vlerësojnë historianët duke dyshuar se prapa kësaj zgjidhje ekziston një prapavije negative. Historiani Mire Mlladenkovski vlerëson se opinioni u përgatit për një kohë të gjatë me emër me përcaktues gjeografik, ndërsa tani ai thotë se kemi të bëjmë me përcaktues kohor.
Gjatë gjithë kohës është folur për përcaktues gjeografik. Kjo që doli tani nuk është përcaktues gjeografik. është përcaktues i pastër kohor i njohur për opinionin në Maqedoni, por kur flasim për përdorimin ndërkombëtarë të emrit, unë nuk e di se kujt nga shtetet ndërkombëtare e ka të qartë se çfarë do të thotë Maqedonia e Ilindenit. Mua më frikëson fakti se mos pas kësaj fshihet ndonjë agjendë krejtësisht tjetër sepse kohëve të fundit ishim dëshmitarë të ndërlikimeve të punëve në këtë problem bilateral – thotë historiani Mire Mlladenovski.
Maqedonia e Ilindenit nuk është e pranueshme as për shqiptarët në Maqedoni, thotë historiani Vebi Xhemaili pasi një propozim i tillë sipas tij bie ndesh me interesat e shqiptarëve.
Unë mendoj se edhe ky propozim i ri nuk është fare i pranueshëm për shqiptarët sepse me kryengritjen e Ilindenit, historiku i tyre shkon në kontinuitet që të ruhet historia e tyre maqedonase. De fakto këtu preken shumë thellë interesat e shqiptarëve të cilët në këtë kohë gjithmonë kanë luftuar për bashkimin kombëtarë dhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare në atë kohë ka qenë kundër kryengritjes së Ilindenit – shpjegon historiani Vebi Xhemaili.
Për Denkon Maleskin, ish ministër i Punëve të jashtme, propozim më i mirë do të ishte “Maqedonia e Re”.
Nga takimet që i kam pasur që moti kohë, del që Maqedonia e Re është i pranueshëm për të gjithë botën. Edhe asokohe ky propozim ka pasur mbështetjen e perëndimit në kuptimin se duhet patjetër të bëni kompromis me Greqinë dhe kur do ti lenit rrënjët e Aleksandrit të Madh dhe antikës, atëherë ju jeni Maqedonia e re – deklaroi Denko Malevski – ish-Ministër i Punëve të Brendshme.
Emri që doli në opinion ka nxitur reagime të shumta në mesin e personaliteteve të ndryshme duke shkaktuar befasi, por edhe ironizime nga më të ndryshme./am/