Ballina Aktualitet Lajme Ohër, fillon dialogu “Zhan Mone”, sonte takimi i liderëve (VIDEO)

Ohër, fillon dialogu “Zhan Mone”, sonte takimi i liderëve (VIDEO)

Mbrëmë në Ohër filloi dialogu “Zhan Mone” i inicuar nga tre europarlamentarët Vajgël, Kukan dhe Flekenshtajn

Ky dialog vazhdon sonte me një darkë pune me liderët e partive parlamentare.

Në darkën e punës, përveç liderëve të partive më të mëdha, të LSDM dhe VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski, do të marrin pjesë Ali Ahmeti i BDI-së, Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, Menduh Thaçi i PDSH-së dhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Iniciativa “Zhan Mone”, e cila ishte planifikuar që fillimisht të niste në Paris, pastaj të shpërngulej në qendrat e tjera evropiane, megjithatë startoi nga Ohri, pas disa shtyerjeve. Atje, prapa dyerve të mbyllura, po debatojnë kryetari i Kuvendit, sekretari gjeneral dhe nënkryetarët e Kuvendit, koordinatorët e grupeve parlamentare dhe deputetë të tjerë nga partitë e përfaqësuara në organin ligjvënës dhe përfaqësues të administratës së parlamentit./TetovaNews

Artikulli paraprakQeveria nuk komenton propozimin e ri për emrin
Artikulli tjetërHaradinaj: Kosova është e hapur për investime të huaja