Qytetarët shqiptar thonë se ata ndihen shqiptarë e jo ilinditas. Edhe pasi zëvendëskryeministri Bujar Osmani sqaroi se ky nuk është përkthimi i emrit Republika Ilindenska Makedonija, por është emër i ri, qytetarët megjithatë thonë se ky emër nuk ka asgjë të përbashkët me shqiptarët. Ata thonë se ky term nuk është aspak i përshtatshëm.
“Jo, jo në asnjë mënyrë. Nuk më duket adekuat që është Ilinditase.”
“S’ka lidhje fare. Asgjë s’mendoj. Si do të quhemi Republika Ilinditase. Unë si shqiptar
ndihem, por si iliditas zor.”
“Jo! Ne jemi shqiptar dhe nuk na lidhë ky emër asgjë me kombin tonë.”
“Neve nuk na konvenon fare. Ilinden maqedonasit, po tanët ku mbetën.”
“Jo! Mendoj që duhet një emër ku janë të kënaqur e gjithë popullata e Maqedonisë.”
“Ndjehem shqiptar. Ka kush mendon për emra.”
“Jo. Jo, aspak”, thanë disa qytetarë.
Edhe Zeqirija Ibrahimi i Lëvizjes Besa në profilin e tij në Facebook ka shkruar se sipas rregullave gjuhësore, kjo fjalë nuk është e përshtatur mirë në shqip. Sipas tij përkthimi më i saktë do të ishte “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”.
Në facebook ka shkruar edhe deputeti i BDI-së, Artan Grubi i cili potencoi se i gjithë ky debat është i panevojshëm, ngaqë sipas tij ky kompromis i dakorduar mes Zaevit dhe Ciprasit me sa duket vështire do të kalon në Greqi.
Përgatiti: Almedina Ismajli