Grupi parlamentar i VMRO – DPMNE lëshon seancën plenare pas aktgjykimit të Gjykatës për ish-liderin e kësaj partie Nikolla Gruevski, i cili u dënua dy vjet burg për rastin e blerjes së “Mercedesit”.
Deputetet e opozitës maqedonase fillimisht nuk hynë në sallë, pastaj u inkuadruan në debat kur erdhi në rend dite propozim ligji i tyre për heqjen e akcizës për dizelin. Pas votimit, menjëherë deputetet e VMRO e lëshuan sallën.
Sipas informatave jozyrtare ata tani janë në koordinim për të marrë vendim për hapat e mëtejmë në punimet e Kuvendit./shenja/