Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherësh edhe kryetar i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti, gjatë një debati foli për arsyet e largimit të tij nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai tha se arsyeja kryesore e largimit të tij, ishte mosbesimi i Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në përgjithësi ndaj tij.
Unë akuzohesha se po bashkëpunoj me ambasadat për të rrëzuar Albin Kurtin, thotë ai.
‘’Arsyeja kryesore ishte mosbesimi i Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në përgjithësi sepse gjatë një mbledhje Dardan Molliqaj ia përmendi Kurtit se ai ka dyshuar në mua që unë kam pasur marrëveshje me ambasadat dhe në veçanti me ambasadën amerikane për ta rrëzuar Albin Kurtin. Tërë kohën bëhej pyetja nëse Shpendi do të ishte në krye të kësaj apo asaj komune, a do ta fitonte dhe kjo ka ndikuar keq në VV.’’, tha Ahmeti.
Pra, sipas Ahmetit, arsyeja kryesore që peshonte më së shumti për të bindur atë të largohej nga VV’ja, nuk ishte për t’u bashkuar me të dorëhequrit e kësaj partie, por mosbesimi në masë të madhe ishte shtylla e largimit.
‘’Arsyerja e daljes sime nuk është pajtimi me Visar Ymerin dhe Dardan Molliqajn por mosbesimi ndaj meje. Nuk e kuptoja mosbesimin e njerëzve kryesor në parti, pra mu shpërfaq një Vetëvendosje tjetër që nuk e kisha parë më herët.’’, shtoi Shpend Ahmeti.