Ballina Bota Ky është rusi që rrëzoi aeroplanin malejzian ku vdiqën 298 persona

Ky është rusi që rrëzoi aeroplanin malejzian ku vdiqën 298 persona

Burimet e rrjetit investigative Bellingcat thonë se ai që gjuajti raketën BUK dhe që rrëzoi aeroplanin me 298 pasagjerë MH17 në 2014 është një oficer rus me emrin Oleg Vladimirovic Ivannikov. Ai është përgjegjës edhe për dërgimin e raketave BUK në Ukrainën Lindore, shkruan albinfo.ch.

Përndryshe hetimet hollandeze akuzuan dje (e enjte) drejtpërsëdrejti Rusinë për rrëzimin e aeroplanit që udhëtonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur.

Bellingcat është një rrjet investigativ, ku në të kaluarën ka akuzuar edhe SHBA dhe Sirinë se po hedhin bomba mbi civilët sirianë. Sipas organizatës, ajo financohet përmes donatorëve privatë.